Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

9 Korrik 2026 | 17:53

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas një hetimi disa vjeçar të Prokurorisë për dyshime mbi falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Hetimi nisi pasi gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Drejtorinë Vendore të Kadastrës Durrës u zbuluan parregullsi të shumta. Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 rezultuan të rregullt, ndërsa në pjesën tjetër u konstatuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara apo të dëmtuara, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të paligjshme.

Sipas hetimeve, masat e sigurimit janë caktuar për shtetasit e mëposhtëm, ndërsa ekzekutimi i tyre është ende në vijim.

  • R.Sh – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
  • A.K (ish-drejtor) – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
  • B.Z – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
  • R.Z – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
  • Sh.Sh – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
  • V.M – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
  • A.M – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
  • B.Xh – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
  • F.Xh – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
  • J.M – detyrim paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
  • L.D – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
  • A.Ç (ish-drejtor) – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026

“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për protestuesin Erald Heqimaj. 33-vjeçari, nga Fieri me banim në Tiranë, u arrestua për incidentin...
16:03 | 09/07/2026