Zyrtare: Portugalia shkarkon Fernando Santosin

15 Dhjetor 2022 | 21:15

Fernando Santos është larguar nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Portugalisë.

68-vjeçari largohet pasi që Portugalia pësoi humbje befasuese 1:0 në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022” kundër Marokut, shkruan KosovaPress.

Santos ishte në krye të Portugalisë për tetë vite, duke e udhëhequr atë drejt triumfit në Kampionatin Evropian Euro 2016, si dhe edicionin inaugurues të Ligës së Kombeve në vitin 2019.

Sidoqoftë, ndeshjet e tij të fundit u dominuan nga vendimi i tij për të lënë në bankën rezervë Cristiano Ronaldon për ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.

Santos vendosi ta lë Ronaldon në bankën rezervë në përballjen me Zvicrën në eliminatore, për shkak të reagimit të 37 vjeçarit kur u zëvendësua në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Koresë së Jugut.

Portugalia e fitoi ndeshjen kundër Zvicrës me rezultat të thellë 6:1, ku zëvendësuesi i Ronaldos, Goncalo Ramos shënoi tre gola, por u befasua në çerekfinale, ku Maroku u bë kombi i parë afrikan që të arrijë një gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Federata Portugeze e Futbollit (FPF) e konfirmoi se Santos nuk është më trajner i Kombëtares së Portugalisë.

“FPF e falënderon Fernando Santos dhe stafin e tij për punën e bërë përgjatë tetë viteve unike dhe beson se ky falënderim bëhet edhe në emër të popullit portugez. Bordi i FPF do të fillojë tani procesin për ta zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares”, shkruante në komunikatën e FPF-së.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026