Trajnerët me më shumë fitore në Kupën e Botës

15 Dhjetor 2022 | 22:22

Federata e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar sot listën e trajnerëve me më shumë fitore në një Kupë të Botës.

Didier Deschamps, i cili e udhëhoqi Francën drejt finales së Botërorit aktual në Katar, e zë vendin e dytë në këtë listë, dhe kështu do të mbetet edhe nëse e fiton finalen e së dielës kundër Argjentinës.

Fitorja kundër Marokut ishte e 14-ta në një Kupë të Botës për Deschamps, fitore kjo e cila e barazoi me Luiz Felipe Scolarin në vendin e dytë në listën historike, shkruan KosovaPress.

Ndërkaq, vendin e parë e ka rekordi i Helmut Schon, i cili kishte regjistruar plot 16 fitore gjatë Botëroreve ku kishte marrë pjesë me Gjermaninë.

Lista:

1.Helmut Schon (Gjermani) – 16 fitore

2.Didier Deschamps (Francë) – 14 fitore

3.Luiz Felipe Scolari (Brazil, Portugali) – 14 fitore

4.Mario Zagallo (Brazil) – 13 fitore

5.Joachim Low (Gjermani) – 12 fitore

6.Oscar Tabarez (Uruguai) – 10 fitore

7.Carlos Alberto Parreira (Brazil, Afrika e Jugut) – 10 fitore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026