Plotësimi i vakancave, ambasadori i BE-së takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese

30 Shtator 2020 | 13:38

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar sot me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha. Lajmi bëhet i ditur nga vetë z. Soreca me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Twitter”.

Ai thotë se është informuar nga znj. Tusha për punën që po kryhet, me qëllim plotësimin sa më parë të vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadori i BE-së thekson se bërja funksionale e Kushtetueses është së pari kusht kryesor për forcimin e demokracisë e stabilitetin e vendit, por edhe një “test” i qartë për zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE-në.

“U takova sot me Vitore Tushën, kryetare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese dhe e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ajo më informoi për punën e Këshillit për plotësimin e pozicioneve të lira në Gjykatën Kushtetuese. Sigurimi i funksionalitetit të saj të plotë është kusht kryesor për të siguruar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare për të filluar bisedimet e pranimit”, sqaron Soreca. 

Më tej, diplomati i BE-së përshëndeti veprimet e kreut të shtetit, por dhe Kuvendit, të cilët kanë hapur procedurat për plotësimin e dy vakancave në këtë institucion kyç për zhvillimin e Shqipërisë.

“Ne kemi mirëpritur njoftimet e fundit nga Presidenti Ilir Meta dhe Parlamenti për dy postet e lira dhe kemi ftuar kandidatët e kualifikuar të aplikojnë. Është kritike që KED të finalizojë me shpejtësi vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për postet e lira, duke u bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias”, shton ai.

Në fund,  z. Soreca rithekson se Bashkimi Evropian është në krah të Shqipërisë, ndërsa shtoi se vendet e unionit mbështesin konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

“Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Shqipërinë në reformën në drejtësi dhe qëndron pranë saj si një anëtare e ardhshme e Unionit”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Lexoni gjithashtu:

Varhelyi mirëpret rihapjen e garës për në Gjykatën Kushtetuese: Me rëndësi të mos ketë më vonesa

Ambasadori gjerman takon kryetaren e KED: Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, kriter për negociatat me BE

Çfarë duhet për negociatat? Gazetari i Ervin Koçi i Euronews Albania shpjegon në Ilva Now

Vakancat në Kushtetuese, KED i dërgon kërkesën Metës e Ruçit: Rihapni garën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026