Bluzat e bardha në protestë, kërkojnë nga qeveria e Kosovës bonusin prej 300 €
Mjekë, infermierë dhe punonjës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë protestuar sot kundër qeverisë Hoti për mos mbajtjen e premtimit për pagesat shtesë prej 300 euro gjatë kohës së pandemisë. Nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet deri të hënën, ata paralajmërojnë protesta deri në bojkot të punës.
Përfaqësuesi i administratës, Kastriot Gjoshi theksoi se janë rreth 2000 persona të cilët janë trajtuar në mënyrë preferenciale, madje, ai drejtoi gishtin e akuzës nga drejtuesit e administratës të cilat sipas tij kanë penguar një pjesë të madhe të bluzave të bardha ti bashkohen protestës.
“Kemi informacione se disa drejtues të ShSKUK-së kanë bërë thirrje kompanive të sigurimeve dhe të pastrimit që mos me vazhdua, me ardh në protestë edhe me bojkotua. Disa prej tyre kanë lënë mbledhje në ora 10:00 që asnjëherë më parë nuk ka ndodhë. Kjo është shumë e vërtetë. Po nëse don me na u bashkangjitur në protestë, urdhëro më andej, lirona rrugë”, tha Gjoshi.
Ai theksoi po protestojnë për të shprehur pakënaqësinë lidhur me diskriminimin qe sipas tij po i bën qeveria.
“Të gjithë janë në dijeni se ne personeli mbështetës të cilët jemi të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, siç janë: administrata, recepsionistet, IT, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, bocmanët, bartësit e pacientëve, shërbimet teknike, higjienistët dhe kategoritë tjera, çdo dite kanë qenë të rrezikuar dhe ende janë me përballjen me Covid-19 dhe të gjithë këta të apostrofuarit më lartë nuk janë përfitues të shumës prej 300 euro të cilën e kanë premtuar publikisht nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj”, tha mw tej Gjoshi.
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se janë në bisedime me qeverinë që të gjithë punonjësit të përfshihen në listën e shpërblimeve.
“Këto protesta në këtë moment nuk janë në një mënyrë ose tjetër të panevojshme, për faktin se ne jemi thellë të bindur dhe jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë punonjësit të marrin këtë pagë prej 300 euro. Dhe unë pres që qeveria të reagojë mbi këto kërkesa. Ekziston vullnet dhe gatishmëri që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë. Unë ju bëj thirrje që të na i leni neve kohën në dispozicion, sepse ne jemi shumë më shumë të angazhuar që kjo të ndodhë. Dhe ju siguroj që nuk do të ndalemi për asnjë moment, derisa të sigurohemi që gjithë punonjësit të marrin pagesat e tyre”, tha Krasniqi.
Në përkrahje të protestuesve, doli edhe mjeku në Qendrën Emergjente të QKUK-së Avdush Bajgora.
“Unë jam ardh t’i përkrahi këta në mënyrë vullnetare, pa marrë parasysh kostos se a do të ketë penalizim apo jo. Jam në gjendje me i mbrojt ku ka nevojë meqenëse mjekët dhe stafi shëndetësorë nuk mundet të funksionojë pa administratë dhe pa shërbime të gjitha të tjera”, u shpreh ai.
Kjo është protesta e dytë e punonjësve të shërbimit spitalor, ku së bashkë me uniformat blu të Kosovës prej javësh kërkojnë shpërblimet e premtuara nga qeveria.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta