“S’jemi palë me qeverinë”, ndërtuesit: Kërkojmë kushtetutshmërinë e akteve ligjore

16 Dhjetor 2022 | 12:02

Shoqata e ndërtuesve ka reaguar në lidhje me referencën e djeshme të kryeministrit për ankimimin e Shoqatës së Ndërtuesve në Gjykatën Kushtetuese.

Ata bënë me dije se vendimi i ankimimit është marrë pa ndjekur procedurën e rregullt që kanë. “Prandaj edhe kemi kërkuar tërheqjen e këtij ankimimi dhe rifutjen e kësaj çështje në procedurën e rregullt të diskutimit dhe të vendimmarrjes sonë.

Shoqata e ndërtuesve shtoi se çfarë kanë kërkuar vazhdimisht nga institucionet është respektimi i të drejtave dhe lirive të biznesit, por jo tolerimi i abuzimeve dhe paligjshmërive.

“Gjithashtu edhe kur i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese në të shkuarën, kemi kërkuar kushtetutshmërinë e akteve ligjore që të garantohet veprimtaria e biznesit, të drejtat e blerësve si edhe të pronarëve të truallit,” – thuhej në njoftim.

Ata u shprehën se as kanë qenë e as do të jenë palë me qeverinë apo me ata që shkelin ligjet, por gjithmonë një aleat besnik i biznesit të rregullt dhe partner social me shtetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026