Rusia nis sulme të reja vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën
Forcat ruse lëshuan 60 raketa dhe kryen sulme me dronë në të gjithë Ukrainën të premten, thanë zyrtarët, duke goditur kryeqytetin Kiev dhe qytetet në veri, jug, perëndim dhe qendër.
Dy persona u vranë kur një ndërtesë banimi u godit në Kryvyi Rih dhe një i tretë vdiq në Kherson, shkruan BBC.
Sulmet janë intensifikuar këtë javë pasi Rusia synon infrastrukturën civile të Ukrainës.
Energjia ka rënë plotësisht në Kharkiv në veri dhe në disa rajone të tjera.
Alarmi u ngrit në të gjithë Ukrainën dhe zëdhënësi i Forcave Ajrore Yuriy Ignat tha se në total ishin lëshuar 60 raketa.
Zyrtarët e qytetit të Kievit thanë se rreth 40 raketa ishin lëshuar vetëm në kryeqytet – një nga breshëritë më të mëdha që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Tridhjetë e shtatë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës