Çfarë do të thotë raketa patriot për Ukrainën

16 Dhjetor 2022 | 13:34

Thashethemet kanë qarkulluar këto javët e fundit se Ukraina do të marrë sisteme të avancuara raketore mbrojtëse të ndërtuara nga SHBA-ja, Patriot, në përpjekje për të kundërshtuar sulmet ruse me raketa dhe dron.

Që nga fillimi i luftës në shkurt, shumë mbrojtje ajrore perëndimore janë dërguar, nga raketat portative Stinger të lëshuara nga shpatulla, deri te një raketë e avancuar që kërkon nxehtësi tokë-ajër. Të gjitha ofrojnë një nivel gjithëpërfshirës mbrojtjeje kundër kërcënimeve të ndryshme.

Patriotët janë një tjetër hap në të njëjtën rrugë, dhe një hap që do të antagonizojë Moskën. Ato janë jashtëzakonisht të afta, efektive dhe të shtrenjta. Një raketë Patriot kushton rreth 3 milionë dollarë, tre herë më shumë se kostoja e një rakete në një NASAMS (National Advanced Surface-Air Missile System).

Patriotët u përdorën kundër raketave Scud të prodhuar nga Iraku gjatë Luftës së Parë të Gjirit dhe janë zhvilluar vazhdimisht që nga ajo kohë nga Raytheon Technologies. Ato vijnë në bateri që përfshijnë një qendër komandimi, një stacion radar për të zbuluar kërcënimet në hyrje, dhe lëshues.

Gama për të arritur objektivin thuhet se varion nga 40 km në 160 km, në varësi të llojit të raketës së përdorur. Ato janw përgjithësisht të dizajnuara për të mbrojtur zona të veçanta si qytetet ose infrastrukturat e rëndësishme, me fjalë të tjera asete me vlerë të lartë.

Asnjë trupë e SHBA-së apo e NATO-s nuk mund t’i operojë këto sisteme brenda Ukrainës, kështu që si armët e tjera perëndimore, forcat ukrainase do të duhet të trajnohen për t’i përdorur ato, dhe ky trajnim duhet të bëhet jashtë vendit të tyre. Nëse një dislokim i tillë ndodh së shpejti, një trajnim i tillë ka të ngjarë të jetë duke u zhvilluar.

Sot Moska e quajti çdo plan për të vendosur Patriotët “një provokim” dhe një zgjerim të mëtejshëm të përfshirjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026