PDK thërret në interpelancë Hotin, kërkon llogari për dialogun në Bruksel
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur në interpelancë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. Përmes një komunikate për media, PDK bën të ditur se deputetja Besa Ismaili, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për interpelancë me kryeministrin lidhur me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel dhe punën e grupeve teknike.
Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, si parashtrues të këtij mocioni, kërkojnë që në këtë seancë kryeministri të raportojë për secilën pikë një nga një, të çështjeve të diskutuara në Bruksel, nga ana e grupeve teknike dhe të njoftojë Kuvendin me zotimet dhe përgjegjësitë e marra, raporton Kosova Press.
Po ashtu, PDK kërkon që kryeministri të arsyetojë secilin prej këtyre zotimeve, pasi që ai disa herë me radhë ka deklaruar se në Bruksel është draftuar kapitulli i marrëveshjes përfundimtare për të pagjeturit.
“Çështja e të pagjeturve është njëra nga problemet më të rëndësishme që kërkon zgjidhje, ndërkaq Qeveria dhe udhëheqësi i saj z. Hoti, nuk kanë treguar vullnetin më të vogël për të ofruar transparencën e nevojshme lidhur më këtë proces. Kryeministri nuk fshehur dhe nuk ka treguar as për aspektet organizative të procesit si, përbërja e grupit të ekspertëve, kredencialet personale, kombëtare apo akademike, dhe përvojën e tyre përkatëse”, thekson PDK-ja.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta