Musk tërhiqet pas kritikave, kthen llogaritë e pezulluara në gazetarëve në Twitter

17 Dhjetor 2022 | 12:23

Pronari i Twitter, Elon Musk, ka riaktivizuar llogaritë e disa gazetarëve të cilët u pezulluan për një ditë për shkak të publikimit të diskutueshëm të të dhënave për lëvizjen e avionit të tij privat.

Llogaritë u rivendosën pasi pezullimet e tyre të paprecedentë sollën kritika të ashpra nga zyrtarët, shoqatat e avokatëve dhe organizatat e gazetarëve në mbarë botën të premten, me disa që thanë se platforma sociale kërcënonte lirinë e medias, raporton Reuters.

Një sondazh në Twitter i kryer më vonë nga Musk zbuloi gjithashtu se shumica e të anketuarve donin që llogaritë e gazetarëve të riktheheshin menjëherë.

Llogaritë e pezulluara, duke përfshirë ato të gazetarëve nga New York Times, CNN dhe Washington Post, janë riaktivizuar.

Zyrtarë nga Franca, Gjermania, Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar më parë pezullimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026