BE paralajmëron Musk për mbylljen e llogarive të gazetarëve në Twitter

16 Dhjetor 2022 | 17:54

Bashkimi Evropian ka kërcënuar pronarin e ri të Twitter, Elon Musk me sanksione pasi profilet e gazetarëve të ndryshëm që mbulonin zhvillimet e kompanisë u mbyllën.

Komisioni Evropian nuk e ka fshehur trishtimin për këtë nismë dhe përmes platformës sociale në fjalë, zëvendës presidentja Vera Jourova e cilësoi episodin “shqetësues” dhe paralajmëroi Musk se masat ndëshkuese në kuadër të ligjit evropian do të aplikohen së shpejti.

Në konferencën e përditshme për shtyp, zëdhënësi i Komisionit, Eric Mamer deklaroi: “Duhet një marrëdhënie e pastër mes platformave dhe përdoruesve, në mënyrë që të mos ketë arbitraritet në vendimet e marra kundër njëri-tjetrit”.

Politikanët dhe mediat kanë kritikuar gjithashtu vendimin e miliarderit. Në mënyrë paradoksale, njeriu më i pasur i planetit bleu rrjetin social Twitter me premtimin se do të ishte “bastion i fjalës së lirë”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026