Gjergj Buxhuku: Situata paraqitet e zymtë, tkurrja ekonomike më shumë se 10.2 për qind

1 Tetor 2020 | 07:29

Efekti i pandemisë, në kulmin e saj, gjatë tremujorit të dytë të vitit e tkurri ekonominë me 10.2%. Mbyllja e aktivitetit tregtar dhe humbja e afro 60 mijë vendeve të punës ishin faktorët që i dhanë goditjen e fortë Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas INSTAT, tregtia, transporti, turizmi dhe aktivitetet profesionale ishin sektorët e prekur më rëndë, ndërsa bujqësia dhe tregu i pasurive të paluajtshme performuan me shifra pozitive.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë me administratorin e Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, i cili u shpreh skeptik  për shifrat e publikuara nga INSTAT.

Ai thekson se në tremujorin e dytë të 2020-s tkurrja e ekonomisë është më e madhe se ajo që raporton INSTAT.

“Për hir të vërtetës, shifrat që u transmetuan nga INSTAT ishin më të mira se sa pritshmëritë, mendojmë se tkurrja e ekonomisë në shifra reale ka qenë më e madhe se 10. 2, se sa janë të dhënat INSTAT. Në bazë të analizave tona, shifra prej 10 është përforcim i mirë në kuptimin ironik të fjalës.Të dhënat që  botojnë institucionet shtetërore nuk janë shumë të besueshme. Parashikimet e FMN janë që në nivel vjetor ishin për një rëni vjetore, e cila e kalon 7 %. Nëse është e vërtetë shifra prej 10 % unë them, se jemi në relativist në pozita të mira, por e vërteta sipas të dhënave unë mendoj se ekonomia është goditur më shumë se 10.5 rënie të PBB në tremujorin e dytë”, tha ai.

Për z. Buxhuku treguesit dhe analizat e bëra mbi ekonominë tregojnë se situata paraqitet e zymtë. Ai theksoi se gjatë verës sektori i turizmit nuk kontribuoi sa duhet për fuqizimin e ekonomisë, dhe ky hendek shtoi ai, pritet të reflektohet në muajt e ardhshëm.

“Sipas analizave, në tremujorin e dytë humbjet e ekonomisë shqiptare varionin jo më pak se 1 miliard dollarë për ekonominë formale, duke futur edhe ekonominë informale ato shkonin afro 2 miliardë dollarë. Prandaj them situata ekonomike në Shqipëri është e zymtë, duke pasur parasysh se të ardhurat nga turizmi dhe emigracioni këtë vit kanë qenë më të ulëta se sa vitin që lamë pas, unë mendoj se pasoja do të ndihen në muajt në vazhdim”, theksoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Ekonomia u tkurr me 10.2%, karantina goditi rëndë tregtinë, turizmin dhe konsumin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026