Zelensky: Rikthehet energjia elektrike në Ukrainë për 6 milionë banorë

18 Dhjetor 2022 | 09:36

Ukraina punoi për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ujë të shtunën, pasi vala e fundit e sulmeve të Rusisë futi në errësirë ​​shumë qytete dhe i detyroi njerëzit të durojnë temperaturat nën zero pa ngrohje ose ujë të rrjedhshëm.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ndërsa energjia elektrike u ishte rikthyer pothuajse 6 milionë ukrainasve, por kishte probleme të vazhdueshme me furnizimin me ngrohje dhe ujë dhe “ndërprerje në shkallë të gjerë” në shumë rajone.

“Gjëja kryesore sot është energjia. Ka ende shumë punë për të bërë për të stabilizuar sistemin”- ka theksuar ai.

Në qytetin lindor të Kharkiv, energjia gjithashtu ishte kthyer plotësisht, tha të shtunën guvernatori rajonal Oleg Sinegubov , pasi sulmet kishin lënë qytetin e dytë të Ukrainës pa energji elektrike.

Ofruesi kombëtar i energjisë i Ukrainës Ukrenergo kishte vendosur ndërprerje emergjente në përgjigje të sulmeve, duke paralajmëruar se përmasat e dëmeve në veri, jug dhe qendër të vendit do të thoshin se mund të duhej më shumë kohë për të rivendosur furnizimet sesa pas sulmeve të mëparshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026