‘Çunat e mirë të Londrës’ në Euronews, Omeri: Shqiptarët gërmojnë për suksesin
Gazetari shqiptar në Londër, Ardi Omeri thotë se shqiptarët janë njerëz që punojnë dhe gërmojnë për suksesin e tyre në Britaninë e Madhe.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Omeri, duke folur nga Londra, ku së bashku me të gjendeshin edhe disa shqiptarë të tjerë, u shpreh se jo të gjithë shqiptarët punojnë në shtëpi bari, apo merren me aktivitete të paligjshme.
“Unë desha, së pari të nënvizoja atë që shqiptarët nuk janë jashtëqitja e kombit, janë ata që punojnë edhe kur nuk i ofrohet asnjë ndihmë. Gërmojnë dhe kërkojnë me çdo kusht suksesin e tyre. Suksesi i tyre nuk është ai që del në gazeta përditë, është ai i përditëshmi që prekin me dorë qytetarët londinezë.
Jam në një lokal, pronari është indian, është i lumtur që ka shqiptarë. Ka të tjerë plot. Nuk është e vërtetë që punojnë në shtëpi bari vetëm shqiptarët, punojnë çdo lloj kombësie. Një djalë që punon në shtëpi bari, një herë në tre muaj merr 10 mijë paund. E di sa merr një punëtor në ndërtim? 15-16 mijë”, theksoi ai.
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve