Kurti për Der Spiegel: Situata në veri të Kosovës u krijua nga paniku i Beogradit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediat gjermane është shprheur se situata në veri të Kosovës është e tensionuar për shkak të panikut që ka krijuar Beogradi.
Kurti për në një intervistë për Der Spiegel, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.
“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.
Ndërkohë në lidhje me kërkesën e Serbisë, që presidenti Vuçiç ja drejtoi KFOR-it, për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
Kurti ndër të tjera theksoi se presidenti serbë Aleksandër Vuçiç do të kthejë Serbinë në të shkuarën ndërsa komentoi kërkesën e Beogradit që i drejtoi KFOR-it për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.
Sot është dita e nëntë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku serbët e zonës kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç. Barrikadat e vendosura në Rudar dhe Svecan kanë bllokuar kalimin drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta