Tre viktima nga një valë e madhe në Afrikën e Jugut
Autoritetet e qytetit në qytetin bregdetar të Afrikës së Jugut të Durban urdhëruan mbylljen e plazhit verior të qytetit pasi një valë e madhe goditi bregun, duke vrarë tre persona, thanë zyrtarët e emergjencës.
Shërbimi mjekësor i urgjencës iu përgjigj njoftimeve për një “valë të çuditshme” që u përplas me një grup notarësh në plazh pikërisht pranë skelës, duke u shkaktuar atyre lëndime të shumta”, tha zëdhënësi i shërbimit të urgjencës, Njabulo Dlungele, raporton AP.
“Fatkeqësisht, tre persona, përfshirë një adoleshent, u shpallën të vdekur në vendngjarje”, tha Dlungele.
Të paktën 17 persona të tjerë u dërguan në objekte të ndryshme mjekësore për lëndimet e tyre, tha Nlungele, duke shtuar se më shumë se 35 shpëtimtarë morën pjesë në operacionin për të shpëtuar më shumë se 100 njerëz që ishin në rrugën e valës së madhe.
Autoritetet komunale kanë paralajmëruar hetim lokal për këtë rast.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq