Oligarku rus humb jetën në rrethana misterioze
Një tjetër oligark rus vdiq në rrethana misterioze dhe mediat raportojnë se ai u rrëzua nga shkallët më 9 dhjetor në qytetin Antibes në rivierën franceze.
50-vjeçari Dmitri Zelenov ishte jashtë për darkë me disa miq kur filloi të ndihej i sëmurë. Pas kësaj, ai dyshohet se ra nga shkallët dhe pësoi lëndime fatale në kokë, sipas gazetës ruse të lajmeve Baza dhe gazetës lokale franceze Var Matin.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe vdekja e tij u konfirmua nga prokurori publik në komunën e afërt të Grasse të nesërmen. Sipas kanalit Telegram të Baza, Zelenov ishte duke iu nënshtruar një operacioni për probleme në zemër disa javë para vdekjes së tij, megjithëse nuk u publikuan informacione të mëtejshme, shkruan KosovaPress.
Zelenov ishte një bashkëthemelues i Don-Stroy, dikur një nga perandoritë më të rëndësishme të Moskës për investime dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme, të cilën ai e themeloi në 1994. Ai u shfaq rregullisht në listën e Forbes të rusëve më të pasur deri në vitin 2008, kur Don-Story pësoi humbje të konsiderueshme financiare për shkak të krizës financiare.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta