Putin viziton Bjellorusinë dhe takon Lukashenkon

19 Dhjetor 2022 | 09:35

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Bjellorusi, udhëtimi i tij i parë në më shumë se tre vjet, për të takuar aleatin e tij Aleaksandër Lukashenko.

Putin, i cili ka bërë vetëm disa udhëtime jashtë Rusisë që nga fillimi i pandemisë në 2020, do të udhëtojë në Minsk më 19 dhjetor.

Zyra e Lukashenkës tha se dyshja do të zhvillojë bisedime kokë më kokë, si dhe negociata më të gjera me ministrat e tyre për integrim.

Sipas asaj që raportohet Putin mund të kërkojë ta bindë Lukashenkon që të vendosë ushtarë bjellorusë përkrah forcave ruse në një sulm të përbashkët ndaj Ukrainës, thanë analistët dhe zyrtarët ushtarakë.

Të tjerë thonë se udhëheqësi rus mund të jetë duke u përpjekur të shpërqendrojë udhëheqjen ushtarake të Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj nga luftimet e ashpra në lindje dhe drejt kufirit me Bjellorusinë në veri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026