Dumani: SPAK-u, ‘luftë’ më agresive ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

19 Dhjetor 2022 | 09:23

Kreu i ri i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi se ky institucion do të kalojë në një fazë tjetër, të cilën e cilësoi si një ‘luftë’ më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve dhe krimit të organizuar.

Gjatë prezantimit dhe marrjes së detyrës, Dumani u shpreh se prokurorët e SPAK-ut duhet të demostrojnë se janë të aftë të procedojnë penalisht çdo shkelës ligji, pavarësisht pozitës së tij.

“Pas këtyre 3 viteve, Prokuroria e Posaçme duhet të kalojë tashmë në një fazë tjetër dhe që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori e cila është në funksion të plotë, në përbërjen e së cilës jemi 17 prokurorë, kemi BKH-në funksionale.

Gjithashtu, kemi edhe diçka tjetër pozitive, që kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite punë. Duke marrë në konsideratë këto rrethana, inkurajoj dhe nxis secilin prej jush, që të gjithë së bashku, duke punuar në grup si një skuadër e vetme, të demostrojmë se jemi të aftë të procedojmë penalisht çdo shkelës ligji, pavarësisht pozitës së tij”, theksoi ai ndër të tjera.

Dumani u zgjodh në krye në SPAK-ut më 16 dhjetor, ku mori 5 vota nga anëtarët e KLP-së. Ndërsa, kandidatët e tjerë, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi, morën respektivisht, 4 dhe 1 votë.

Ai njihet si “prokurori i pakompromis”. Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhër arreste.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026