English

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.

- Advertisement -

Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan  për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Dumani i cili do të zërë vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, do të jetë në krye të SPAK për 3 vitet e ardhshme.

Dumani kishte kandiduar edhe 3 vite më parë, e këtë e ceku edhe sot duke thënë se fakti që nuk kishte fituar nuk e kishte stepur. Drejtimin e SPAK, Dumani e cilësoi si një mision, jo një punë. Me marrjen e detyrës së re, ai shtoi se nuk do të lërë pas çështjet e rëndësishme për të cilat ai ka nisur hetimet. Vlerësime të larta pati për punën e Arben Krajës, sipas së cilit ka treguar se ka shenja si dhe indicie se është e aftë që të përballet me krimin e organizuar si dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

Kondili edhe pse nuk kishte mbajtur më herët një post drejtues, ai nuk e shihte si mangësi, pasi thotë se para 2019, kohë kur nuk ishte krijuar ende SPAK, drejtuesit zgjidheshin në varësi të preferencave Prokurorit të Përgjithshëm. Ai foli edhe për një përplasje mes SPAK-BKH, duke thënë se nëse do ishte ai në vend të Arben Krajës do e kishte shmangur. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe prokurori Adnan Xholi.

Kush është Altin Dumani

Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë menjënanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit. 

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×