Yuri Kim mesazh anëtarëve të KLP-së: Votimi për kreun e SPAK-ut të jetë objektiv

16 Dhjetor 2022 | 15:31

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim deklaroi se votimi për kreun e ri të SPAK-ut, nga ana e anëtarëve të KLP-së, duhet të jetë objektiv dhe bazuar në kriteret e kualifikimet e kandidatëve.

Pak para votimit për drejtuesin e ri të SPAK-ut, Yuri Kim se votimi nuk duhet të bazohet në kërcënime apo favore, sepse kjo do e thyente integritetin e procesit.

Ndër të tjera, diplomatja vlerësoi të tre kandidatët që garojnë për këtë post.

“Ky është një çast i rëndësishëm. Është i rëndësishëm për anëtarët e KLP-së që kanë dëgjuar kandidatët dhe u kanë bërë pyetje të vështira. Jemi me fat sepse kemi 3 kandidatë që janë vërtet shumë të kualifikuar. Por përpara tyre kanë një vendim të vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe duhet të jetë ekzaminim i kritereve dhe kualifikimeve. Nuk duhet të bazohen nga premtime kërcënimi ose premtime për favore.

Kjo do e thyente integritetin e atij procesi zgjedhjeje. Është gjithashtu e rëndësishme, për personin që do të zgjidhet në pozicionin  e kreut të këtij instutucioni, sepse ai person duhet ta kuptojë që është zgjedhur në bazë të kritereve dhe kualifikimeve të tij dhe jo në bazë të premtimeve për favore apo kërcënimeve, në mënyrë që ai të mos e pandehë veten se i detyrohet diçka dikujt”, theksoi ajo.

Në garë për kreun e SPAK-ut janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, ku drejtues do të zgjidhet sot një prej tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026