Zgjedhja e kreut të SPAK, ambasadorja Kim mbërrin në KLP

16 Dhjetor 2022 | 14:13

Ambasadorja amerkiane në Tiranë, Yuri Kim mbërrin në Polin e Drejtësisë, pranë ambienteve të KLP-së, ku po merren në intervistë kandidatët për kreun e SPAK.

Kim do të vëzhgojë nga afër të gjithë procesin.

Në garë për kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, ku drejtues do të zgjidhet sot një prej tyre.

I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësisë zyrtarë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve.

E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet.

Tashmë në pyetje po merret i fundit kandidat Edvin Kondili, i cili është shprehur se do të kthejë besimin tek drejtësia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026