“Dua të kthej besimin tek drejtësia”, Kondili shpalos platformën për kreun e SPAK

16 Dhjetor 2022 | 13:50

Prokurori Edvin Kondili ka nisur prezantimin dhe paraqitjen e platformës së tij para KLP si kandidat për kreun e SPAK.

Kondili u shpreh se ka hyrë në garë pasi ka formimin dhe kurajën për të drejtuar këtë Prokurori, për të goditur fenomenet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai tha se nëse do të zgjidhej në këtë post, angazhimi i tij do të jetë të kthejë besimin tek drejtësia.

“Nëse do të më jepet mundësia për të qenë drejtues angazhimi im do të jetë maksimal në mënyrë që të kthehet besimi te drejtësia”, tha Kondili.

Ai tregoi se gjatë 15 viteve si prokuror pranë krimeve të rënda, nuk pasur role drejtuese por këtë siç tha e sheh si pikë të fortë, duke e ditur si zgjidheshin në atë kohë drejtuesit.

“Gjatë 15 viteve si prokuror pranë Krimeve të Rënda, për asnjë moment nuk kam pasur rol drejtuesi, gjë që më ka penalizuar para KLP kur kam garuar për herë të parë. Personalisht vazhdoj të shpreh mendimin tim që mosqenia drejtues gjatë asaj periudhe e konsideroj pikë të fortë, duke pasur parasysh mënyrës së përgjithshme si promovoheshin shumica e drejtuesve në një sistem të centralizuar drejtësie që bëhej drejtpërdrejtë nga prokurori i përgjithshëm”, tha Kondili.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026