‘Ka shumë teori konspirative’, Yuri Kim flet përpara votimit të kreut të SPAK-ut
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur për mediat, pak para votimit për kreun e ri të SPAK-ut.
Kim u shpreh se ka shumë teori konspirative në lidhje me zgjedhjen e drejtuesit të ri të këtij institucioni, por sqaroi se ishte e pranishme në mbledhjen e KLP-së, për të treguar se ky është një moment mjaft i rëndësishëm për reformën në drejtësi.
Ajo nënvizoi se SHBA-të nuk kanë asnjë mesazh të fshehtë në lidhje me këtë proces dhe se nuk erdhi për t’i thënë dikujt se kë nga prokurorët duhet të votojë.
“E shoh që ka shumë teori konspitarive që qarkullojnë rreth e qark, këshu që desha të shpjegoja veten, dua të shpjegoj përse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK-un. Erdha për të thënë ekzaktësisht këtë, për të theksuar se ky është një moment i rëndësishëm. Erdha për të thënë, ajo që është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për t’i thënë askujt se për kë duhet të votojë dhe se për kë nuk duhet të votojë.
Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë gjithmonë të drejtpërdrejtë me popullin shqiptar. Gjithashtu, ju e dini që nuk jam një person që i bën gjëra e buta. Unë them atë që nënkuptoj, nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e SHBA-ve. Prioriteti i SHBA-ve mbetet që reforma në drejtësi të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë progres dhe shumë njerëz meritojnë meritë për këtë, duke filluar me qeverinë. Merita, gjithashtu i shkon opozitës, kritikëve që e mban qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre.”, theksoi ajo.
Në garë për kreun e SPAK-ut janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, ku drejtues do të zgjidhet sot një prej tyre.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta