Kondili habit KLP-në: Nëse zgjidhem drejtues, s’do i lë dosjet që kam nën hetim
Edvin Kondili, një nga 3 kandidatët për kreun e SPAK, u shpreh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë se edhe nëse zgjidhjet si drejtues i kësaj strukture, nuk do të lërë çështjet që ka nën hetim.
“Ndodh që Këshilli i Lartë i Prokurorisë mua të më përzgjedhë për drejtues. Unë me shumë pastërti kërkoj nga ana juaj që nesër të verifikohet nëse unë do të lë ndonjë nga ato çështje. Do përpiqem të punoj edhe më shumë sesa mund të jem duke punuar deri tani, pavarësisht orareve të gjata”, u shpreh Kondili.
Në garë për kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, ku drejtues do të zgjidhet sot një prej tyre.
I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi, i cili tha se ai do të çojë para drejtësisë zyrtarë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve.
E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë