Futbollisti ganez i Tiranës merr shtetësi shqiptare

1 Tetor 2020 | 14:10

Futbollisti ganez i Tiranës, Winnful Cobbina, ka marrë së fundmi shtetësinë shqiptare. Vendimi është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta dhe 29-vjeçari, i cili luan në Shqipëri prej vitit 2018, mund të pajiset me pasaportë.

Cobbina erdhi në Tiranë i bindur nga projekti i brazilianit Ze Maria, i cili asokohe drejtonte ekipin bardheblu. Ai ka spikatur me lojën e tij si lojtar i aftë për të mbuluar pothuajse të gjitha rolet e mesfushës.

Në total numëron mbi 80 ndeshje me bardheblutë, ku ka mundur të shënojë 14 gola dhe 9 asiste. Falë kontributit të tij dhe drejtimit të nigerianit Emmanuel Egbo, i cili gjithashtu ka fituar shtetësi shqiptare, Tirana mundi sezonin e shkuar të fitonte edhe titullin kampion.

Marrja e pasaportës lë vend që Cobbina të merret në konsideratë, pse jo, edhe për kombëtaren shqiptare, çka do të ishte risi, pasi asnjëherë një lojtar me ngjyrë nuk e ka veshur fanellën kuqezi.

Cobbina figuron i grumbulluar tre herë me kombëtaren ganeze, për herë të fundit në nëntor 2017, por nuk ka luajtur asnjëherë me përfaqësuesen.

Marrja e pasaportës shqiptare mund t’i lehtësojë gjithashtu lëvizjet drejt vendeve të Evropës, por sidoqoftë, njësoj si gjithë shqiptarët, ai nuk mund të përfitojë të drejtë punësimi.

Te Tirana aktivizohen edhe tre ganezë të tjerë, Ibrahim Sulley, Derrick Sasraku dhe Isaac Gyamfi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026