Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare
Rusia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare midis 21 dhe 27 dhjetorit. Lajmin e konfirmoi këtë të hënë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Stërvitjet e përbashkëta detare, të cilat zhvillohen çdo vit që nga viti 2012, do të përfshijnë gjuajtje me raketa dhe artileri në Detin e Kinës Lindore, shkruan Reuters.
“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është forcimi i bashkëpunimit detar midis Rusisë dhe Kinës dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajonin Azi-Paqësor”, thuhej në njoftim.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Moska ka kërkuar të rrisë lidhjet e saj politike, të sigurisë dhe ekonomike me Pekinin dhe e sheh udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping si një aleat kyç në një aleancë anti-perëndimore.
Të dy vendet nënshkruan një partneritet strategjik “pa kufij” vetëm disa ditë përpara se Moska të niste pushtimin më të madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në shkurt, por Pekini që atëherë ka shprehur shqetësime për veprimet e Rusisë në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta