Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, pensionistët kërkojnë lehtësira dhe shërbime
Të moshuarit duket se kanë lënë problemet mënjanë, të paktën sot në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve. Megjithatë, të pyetur nga Euronews Albania, ata kërkojnë pensione më dinjitoze dhe lehtësira në shërbime.
Pandemia nuk i ka ndaluar ata të mblidhen bashkë sot për të festuar në qendrën multidisiplinare të njësisë numër 7 në kryeqytet, ku në ditë të zakonshme marrin disa shërbime.
I gëzohen shoqërisë së njeri-tjetrit. Sëmundjet dhe ilaçet duket se i kanë lënë në shtëpi. Gratë kanë ende dëshirë të duken të bukura, madje mes tyre ka nga ato që e ndjejnë veten shumë të re. Të moshuarit sot janë modern. Madje disa prej tyre janë përdorues edhe të rrjeteve sociale.
“Jam 82. Për Zotin me thënë të drejtën 40 vjeç ndihem. Jam tironse e vjetër e mbajmë veten ne dhe nuk duhet ta lëmë veten pas dore. Mesazhi im është të argëtohen të gjithë, të grumbullohen se vetmia nuk është e mirë, shoqëria të gjallëron”, shprehet një e moshuar.
Telefonin e bëj copë-copë, vetëm se nuk di anglisht se në kohën time ishte rusishtja. E kam kthyer shqip. Moj Facebook Instagram,i kam të gjitha Dhe jam 70 vjeç e 10 ditë. Se ça kam pas për të bërë i kam bërë të gjitha, tani kam ardhur të bëj qejf”, shprehet një tjetër.
Kur i pyet për problemet që i shqetësojnë shprehin vështirësitë në lidhje me të ardhurat e ulëta nga pensionet si dhe duan që shteti t`u garantojë abone falas.
Sipas drejtoreshës Matilda Zizolli në këtë qendër marrin shërbim rreth 120 të moshuar, por kërkesat nga të moshuar të tjerë për t`u bërë pjesë e saj vazhdojnë, ç`ka tregon edhe njëherë nevojën e shtimit të qendrave sociale për këtë kategori.
Numri shkon 100-120 të moshuar të regjistruar të cilët ne i konsiderojmë familje në nevojë dhe i mbështesim me çdo lloj nevoje që ata kanë .Këtë periudhë që jemi hapur kemi ofruar shërbim në oborr. Nga dita në ditë ne kemi kërkesat të moshuarve nga njësi të ndryshme administrative.
Disa nga shërbimet që kjo qendër ofron janë ato që lidhen me argëtimin, mbështetjen psiko-sociale, dhe një çaj apo kafe e ngrohtë, teksa ushqimi i ofrohet çdo ditë vetëm 22 personave më në nevojë, e në rast festash të gjithëve.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta