Komiteti rekomandon ngritjen e katër akuzave penale ndaj Donald Trump
Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve për ngjarjet e 6 janarit, ka bërë thirrje që Departamenti i Drejtësisë të ngrehë akuza penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, dhe aleatëve të tij.
Kjo thirrje u bë pas përfundimit të hetimit lidhur me trazirat e dhunshme në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar 2021, dhe ligjvënësit e quajtën hetimin si “udhërrëfyes drejt drejtësisë”.
Ndërsa mbyllën një prej hetimeve më shteruese dhe agresive që Kongresi ka zhvilluar ndonjëherë, shtatë demokratët dhe dy anëtarët republikanë të panelit rekomanduan akuza penale ndaj Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që e ndihmuan atë të nisë një fushatë presioni të shumanshëm në tentim për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zgjedhje që Trump i humbi.
Paneli po ashtu publikoi një përmbledhje të raportit të tij përfundimtar me gjetjet se Trump u përfshi “në një komplot shumëpjesësh” për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.
Komiteti pretendon se Trump ka bërë katër shkelje penale, si në prag të trazirave, po ashtu edhe gjatë tyre. Ky komitet rekomandoi që Departamenti i Drejtësisë të ndjekë penalisht ish-presidentin amerikan.
Akuzat që ky komitet ka rekomanduar që të ngrihen ndaj Trumpit, janë konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pengim i procesit zyrtar të Kongresit, komplot për shtyrje në deklaratë të rreme dhe ndihmë në kryengritje.
Tani është në dorën e Departamentit të Drejtësisë të vendosë nëse do të ndjekë penalisht Trumpin apo persona të tjerë dhe mund t’i japë një epilog këtij hetimi që nga fillimi kishte në qendër Trumpin.
Kryetari i Komitetit, demokrati Bennie Thompson, tha se sistemi i drejtësisë mund të kërkojë llogaridhënie, duke shtuar se “kemi besimin e plotë se puna e këtij komiteti do të ndihmojë në ofrimin e një udhërrëfyesi për drejtësi”.
Sipas tij, Trump shkeli besimin që njerëzit kishin kur votuan gjatë zgjedhjeve demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq