Gjykata “rrëzon” Trump

23 Nëntor 2022 | 17:51

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka urdhëruar që formularët e taksave të ish-presidentit Donald Trump t’i jepen një komiteti të Kongresit i cili kontrollohet nga demokratët.

Ky veprim është një goditje e madhe për Trump, i cili është përpjekur për vite të tëra të parandalojë që deklaratat e tij tatimore të bëhen publike.

 Ai supozohej t’i kishte bërë publike kur u zgjodh për herë të parë president.

Trump u bë presidenti i parë në 40 vjet që nuk i publikoi të dhënat pasi shpalli kandidimin e tij të parë presidencial .

Kjo ishte humbja e dytë e ish-presidentit në Gjykatën e Lartë në disa muaj dhe e treta këtë vit.

Në tetor, gjykata refuzoi të ndërhynte në luftën ligjore për çështjen e kontrollit të FBI-së në pronën e Trump në Florida, ku u zbuluan dokumente sekrete.

Debati shtohen në Washington pasi  javën e kaluar, Trump njoftoi se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e 2024.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026

Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën

Pas javësh spekulimesh dhe dyshimesh rreth vdekjes së aktores turke Ece Irtem, autoritetet kanë zbardhur shkakun zyrtar të ndarjes së saj nga jeta. Aktorja 35-vjeçare, e...
21:50 | 10/07/2026