97-vjeçarja dënohet për vrasjen e mbi 10 mijë personave, bashkëpunoi me nazistët

20 Dhjetor 2022 | 11:30

Një ish-sekretare që punonte për komandantin e një kampi nazist përqendrimi është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,505 personave.

Irmgard Furchner, 97 vjeç, filloi punë në Stutthof që kur ishte adoleshente, gjatë viteve 1943-1945, shkruan BBC.

Furchner, një nga gratë e pakta që u gjykua për krime naziste në dekada, iu dha një dënim me dy vjet burg.

Edhe pse ajo ishte një punëtore civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.

Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë.

Stutthof, i vendosur pranë qytetit modern polak të Gdanskut, përdori një sërë metodash për të vrarë të burgosurit e tij dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit që nga qershori 1944.

Kur filloi gjyqi në shtator 2021, Irmgard Furchner u arratis nga shtëpia e saj e të moshuarve dhe u gjet përfundimisht nga policia në një rrugë në Hamburg.

Komandanti i Stutthof, Paul-Werner Hoppe, u burgos në vitin 1955 për të qenë ndihmës i vrasjes dhe ai u lirua pesë vjet më vonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026