BE dhe Irani do vazhdojnë të punojnë për marrëveshjen bërthamore, thotë Borrell
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dënoi të martën mbështetjen e Iranit për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë dhe shtypjen e vazhdueshme të opozitës në vend.
Megjithatë, ai u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me Iranin për marrëveshjen bërthamore.
“Takim i domosdoshëm me Ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian në Jordani në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve Iran-BE”, shkroi Borrell në Twitter përpara një konference rajonale të organizuar nga Jordania.
Necessary meeting w Iranian FM @Amirabdolahian in Jordan amidst deteriorating Iran-EU relations
Stressed need to immediately stop military support to Russia and internal repression in Iran
Agreed we must keep communication open and restore #JCPOA on basis of Vienna negotiations— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 20, 2022
Më 2018, ish-presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi shtetin e tij nga marrëveshja që Teherani arriti më 2015 me fuqitë bërthamore.
Kjo marrëveshje kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike në këmbim të sanksioneve ekonomike.
Që kur Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja, Teherani ka nisur të shkelë kufizimet e vendosura sa i përket pasurimit të uraniumit.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta