Miliona për inceneratorët, Likmeta: Kontratat koncesionare ekzistuese vazhdojnë të financohen nga shteti
Pas pezullimit në muajin-prill, qeveria ka rikthyer pagesat për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Sipas vendimit, 1.7 mln dollarë fonde i janë hequr investimeve publike në ujësjellës-kanalizime. Në muajin prill qeveria pezulloi 800 mln lekë pagesa për koncesionarët e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.
Për dy nga tre inceneratorët në vend, njëri në funksion dhe tjetri i pandërtuar ende, qeveria ngriu afro 800 mln lekë pagesa. Pezullimi u bë me miratimin e aktit normativ për rishikimin e buxhetit, por me lehtësimin e masave anti-covid në qershor, për inceneratorin e Elbasanit u krye transaksioni i parë me vlerë 98 mln lekë.
Janë tre inceneratorë në vend, Tiranë, Elbasan dhe Fier të cilët kanë marrë nga buxheti i shtetit deri më tani 53 milionë euro në 111 pagesa, nga 128 milionë në total.
Gazetari i “BIRN”, Besar Likmeta, u shpreh për Euronews Albania se ky vendim nuk është i veçuar, ndërsa shtoi faktin se këto kontrata koncesionare vijojnë të financohen nga buxheti i shtetit.
“Ky është një vendim, që vjen në vazhdimësi të shumë vendimeve të tjera. Këto kontratat koncesionare ekzistuese vazhdojnë të financohen nga buxheti i shtetit. Kompanitë e inceneratorëve nuk kanë fituara vetëm nga pagesat e majme të buxhetit, por kanë fituar edhe nga kreditë e zbutura, si pjesë e skeme së financimeve të kredive të buta apo garancisë sovrane nga Covid-19. Kështu që kemi të bëjmë me një proces afatgjatë, domethënë me paratë publike që shkojnë në PPP. Ne si gazetarë kemi mundur të gjejmë se kush qëndron pas këtyre kontratave koncesionare. Po ti mbledhësh bashkë ato shkojnë në 500 milionë euro apo gjysmë miliardi dollarë”, tha ai.
Ai shtoi se në vlerësimet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjen kritika të shumta për mënyrën se si janë aprovuar. Gazetari u shpreh se në këto kontrata ka kosto të fryra, që rëndojnë drejpërdrejt mbi qytetarët dhe përfituesi i vetëm është koncesionari.
“Sipas vlerësimeve të KLSH-së, kontrata koncesionare, të paketën kontrata për inceneratorin e Tiranës, që është dhe më e madhe për atë të tiranë kap një kosto prej 430 mln eurosh. Ka shumë kritika për mënyrën se si është aprovuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ka gjithashtu vlerësime se ka pasur kosto financiare të fryra. Këto janë kontrata të PPP-ve, që janë të padrejta për publikun dhe përfitues vetëm me koncesionarin”, shtoi ai.
Pakësimi fondeve për mirëmbajtjen dhe investimet publike mund të ngjallë debat, por Euronews Albania ka kërkuar informacion zyrtar në Ministrinë e Energjisë për të shpjeguar këtë vendim.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria jep para për inceneratorët, ndërsa pandemia tkurr ekonominë
Mjekët takim të dytë në Ministrinë e Shëndetësisë: Kemi pagat më të ulëta në rajon
Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël: Nëse nuk ka paketë të tretë do nisim protestat
Hetim për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje pas kallëzimit të Nismës “Thurje”
PD akuzon qeverinë: Pagesë korruptive për inceneratorin e Fierit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta