Zelensky sfidon rusët, medalje ushtarëve ukrainas në qytetin e rrethuar

20 Dhjetor 2022 | 19:42

Me një shfaqje sfiduese, presidenti ukrainas ka vizituar trupat që ndodhen në epiqendrën e luftës në Ukrainë, Bakhmut. Volodymyr Zelensky u dha medalje ushtarëve që po përpiqen të zmbrapsin trupat ruse nga qyteti i rrethuar.

Ndërsa ushtria mund të jetë duke garantuar terrenin, për popullsinë në ikje gjërat janë ndryshe. Shumë prej tyre po detyrohen të largohen.

“Kur shkojmë të flemë, lutemi. Kur zgjohemi lutemi sërish dhe falënderojmë Zotin që jemi gjallë. Është diçka që e bëjmë përditë prej shumë kohësh, aq sa kemi humbur sensin e ditëve”, tha Zelensky.

Larg nga fronti i luftës, presidenti rus ka bërë gjithashtu vlerësime. Në një fjalim drejtuar agjencive të sigurisë, Vladimir Putin bëri me dije se strukturat e Kremlinit po përballen me sfida ekstreme.

“Do të doja të përmendja divizionet e agjencive të sigurimit që kanë nisur të veprojnë në rajonet e reja të Rusisë. E di që është e vështirë për ju në këto momente për shkak të situatës në Republikat Popullore të Donjeckut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhias. Një situatë jashtëzakonisht e vështirë”, u shpreh Putin.

Mes atyre që morën medalje ishin liderët e 4 rajoneve të caktuar nga Moska. Donjecku, Luhansku, Khersoni dhe Zaporizhia u aneksuan përmes referendumeve, që nuk u njohën nga faktori ndërkombëtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026