UEFA ndan çmimet për më të mirët e sezonit të shkuar, Lewandowski shpallet lojtar i vitit
Sulmuesi Robert Lewandowski ka fituar çmimin e UEFA-s si “Lojtari i Vitit”. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, mundi në këtë garë portierin Manuel Nojer dhe mesfushorin Kevin De Bryjne.
Polaku ka zhvilluar një sezon mbresëlënës, ku arriti që të shënonte 15 gola në Champions League, 34 në kampionat dhe 5 në Kupën e Gjermanisë. Po ashtu dhe trajneri Hansi Flik u shpall fitues i çmimit “Trajneri i Vitit.”
Gjatë hedhjes së shortit për grupet e Champions League, UEFA shpalli portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin e edicionit të shkuar. Dominim i Bajern, me Nojer, Kimish dhe Levandofski që morën 3 nga katër çmimet, ndërsa vetëm De Bryjne u shpall si mesfushori më i mirë.
Sa i përket futbollit të femrave, sulmuesja e cila edicionin e shkuar luajti me Wolfsburg ndërsa tani është pjesë e Chelsea, Pernille Harder u shpall si lojtarja e vitit nga UEFA.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta