Ndaj gjithçka nga kudo që udhëton

21 Dhjetor 2022 | 12:31

Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë dhe shumë prej jush kanë zgjedhur t’i festojnë jashtë vendit. Jeni kujdesur dhe keni rezervuar gjithçka: biletat e udhëtimit, të prera shumë kohë më parë (me ofertë, normal!); dhomat e hotelit, ndoshta diku në një resort me borë, ku mund të bëni edhe ski; mbrëmjen e Krishtlindjes apo ndërrimit të viteve në ndonjë restorant ekskluziv, me ushqim të shijshëm e muzikë të bukur; panetonen me krem pistachio apo fruta të thata e keni blerë gjithashtu, ndoshta ndonjë artizanale nga Italia; keni bërë gati edhe valixhet, që presin me padurim në korridor për aventurën e re. Gjithçka gati! Apo “thuajse gjithçka” gati?

Në epokën digjitale, minutat dhe interneti në telefon janë po aq domosdoshmëri sa edhe valixhet, bileta e fluturimit apo dhoma e hotelit.

Çfarë vlere do të kishin pushimet e fundvitit nëse nuk uroni dot të dashurit tuaj nga përtej kufirit në orën 12 të natës?

Nëse nuk nisni mesazhe urimi tek miqtë dhe kolegët? E mbi të gjitha, nëse nuk i tregoni gjithë botës, përmes postimeve në rrjetet tuaja sociale, sa bukur po ia kaloni në Dolomite, Vienë apo Nju Jork?

Për t’i bërë të gjitha ju duhen plane tarifore roaming me shumë minuta e GB internet, një rrjet me mbulim të gjerë dhe tarifa të lira.

Shkurt, ju duhet Vodafone. I cili ofron shërbim në më shumë se 140 rrjete në gjithë botën, komunikim të pandërprerë dhe eksperiencën 4G. Paketa 4, 5 apo 10-ditore për Evropën, SHBA-të apo Kanadanë. Kombinime me më shumë minuta e të tjera me më shumë internet.

Varet nëse do t’ju duhen më shumë minuta bisedë për të uruar një nga një gjithë fisin apo internet për të ndarë live momente nga hedhja e fishekzjarreve në mesnatë në Times Square. Ose rrjet i shpejtë për një urim ndryshe në fundvit, frymëzuar gjithmonë nga tradita:

“…Mos kujto se të kam harruar, në whats app të kam uruar!”

Mos harroni: e para ishte fjala, por ajo duhet të jetë edhe e fundit në ndërrimin e viteve. Thuaje me Vodafone!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026