Arkivol me fytyrën e Mbappe, festa jonormale e argjentinasve në Buenos Aires
Kur kanë kaluar disa ditë nga finalja e kupës së botës fituar nga Argjentina, tifozët vijojnë festën e çmendur në rrugët e Buenos Airesit. Më tepër se 4 milionë qytetarë pritën lojtarët e tyre të zemrës, prej aeroportit e deri në sheshe. Veç kësaj nuk munguan shenjat e urrejtjes ndaj lojtarëve të skuadrës së Francës, ku në qendër ishte Kilian Mbappe.
Festimet shkuan më tepër se kufiri normal, duke bërë veprime aspak të zakonshme për yllin e PSG. Dsa prej fansave dogjën arkivole me foton e 24-vjeçarit, ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e botës. Prej kurorëzimit si kampionë të kupës së botës, festimet e argjentinasve kanë qenë të tepruara, madje jo vetëm nga tifozeria, por dhe nga disa prej lojtarëve. Emiliano Martinez, portieri i albiçelestëve ishte i pari që nisi sulmet ndaj lojtarit francez.
Kilian Mbappe shënoi plot 4 gola në finale e madhe të kupës së botës në Katar, teksa 3 prej tyre në 120 minuta lojë dhe 1 në gjuajtjet e 11 metërshave. Argjentina e mposhti Francën në finale, duke siguruar kështu trofeun e 3-të të kupës së botës, triumf të cilin nuk e arrinte prej 36 vitesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta