Euro këmbehet 114 lekë, zhvlerësohet në rekorde historike
Kursi i këmbimit të Euros po bie në rënie të lirë, duke arritur poshtë kufirit të 114 lekëve. Luhatjet kanë qenë të pritshme në prag të sezonit të festave, por jo në këto nivele.
Monedha europiane po këmbehet me 113.84 lekë, me rënie të lirë që nga fillimi i muajit tetor, kur këmbehej 117 lekë. Edhe monedhat e tjera janë zhvlerësuar këtë javë.
Ka një sërë faktorësh për këto luhatje, të cilat në plan të parë lidhen me sezonin e festave dhe flukset e valutave në tregun shqiptar. Por për rënien e euros, burimet thonë ajo po nxitet nga një bankë tregtare që po shet valutë, duke konvertuar një pjesë të kapitalit të saj aksioner në lekë.
Edhe ndalimi i blerjes së energjisë nga KESH që nga mesi i nëntorit, rritja e normave të interesit apo prurjet nga ekonomia informale kanë dhënë ndikim në zhvlerësimin e euros.
Por, këta faktorë mbeten teorikë, sa kohë nuk ka një analizë të thelluar për luhatjen e monedhës europiane në minimum historik.
Zhvlerësimi i shpejtë i Euros po godet bizneset eksportuese dhe dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në Lekë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta