Përballja me krizën energjetike, evropianët nisin kursimin

21 Dhjetor 2022 | 16:50

E mbërthyer nga kriza energjetike, Evropa ka filluar të kursejë. Në shumë vende po merren masa për të reduktuar konsumin, si për shembull në Belgjikë, ku ky person është pjesë e një eksperimenti për të parë nëse njerëzit mund të jetojnë pa ngrohje elektrike.

 “Bëhet fjalë për çështje zakoni, sa psikologjike dhe mendore. Kjo do të thotë se mund të përdorim gjëra të tjera që nuk kishim menduar kurrë. Por duhet të ecim gradualisht, secili me hapin e tij, pasi nuk ka një recetë universale,” – tha Grégoire Wallenborn, pjesëmarrës i eksperimentit ‘Slow Heat’.

Në vende të tjera, metodat janë më tradicionale. Në këtë qytet në qendër të Francës, autoritetet po u shpërndajnë jorganë njerëzve që u është dashur të reduktojnë përdorimin e energjisë.

 “Fatkeqësisht jam në pension dhe nuk kam shumë para. Jorgani më ndihmon, sidomos në orët e natës, pasi është shumë ftohtë,” – tha një qytetar.

Në Finlandë, shtrimi i një piste patinazhi në errësirë tregon një histori tjetër sa i takon kursimit.

Ky ekip hokeji në qytetin Olu, në jug të rrethit Arktik, është detyruar të stërvitet në ambiente të jashtme. Nëpër Evropë, njerëzit po i përshtaten krizës së energjisë; se sa efikase do të jenë masat e tyre, kjo do të merret vesh në fund të dimrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026