Shenja e re e trafikut në rrugët gjermane, për çfarë shërben?

21 Dhjetor 2022 | 18:25

Në Gjermani ka rreth 500 shenja të ndryshme të trafikut dhe me ndryshimin e rregulloreve të trafikut në vitin 2020, janë shtuar edhe disa të reja. Në rrugë të caktuara në këtë vend, mund të shihni një shenjë të rrumbullakët bardh e zi të trafikut, e cila është bërë interesante kryesisht sepse nuk është e destinuar për shoferët, por për automjetet e tyre.

Drejtuesit e mjeteve mund të shohin shenja të tilla në autostradën A9 midis Mynihut dhe Ingolstadt, si dhe në autostradën A93, dhe janë gjithsej 13 prej tyre në një distancë prej 2.5 kilometrash. Ato janë pjesë e projektit pilot “Digital Test Terrain Highway” (DTA) të Ministrisë Federale për Çështjet Dixhitale dhe Transportit (BMDV), shkruan portali gjerman Focus.

Shenja bardh e zi, e cila ka formë rrethore, nuk është e destinuar për shoferë, këmbësorë apo përdorues të tjerë të rrugës, por është pikë referimi për inteligjencën artificiale, më saktë, është e destinuar për makina autonome.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026