Pep Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave
Manchester City po përgatitet për ndeshjen e nesërme të xhiros së 16-të të Kupës së Ligës angleze kundër Liverpoolit (21:00, TV Arena Premium 1), dhe menaxherit Pep Guardiola pritet t’i përgjigjet një pyetjeje për Lionel Messin.
Si trajneri me të cilin Messi fitoi gjithçka në Barcelonë, nuk ka asnjë lojtar më të mirë në histori për Pep.
“Unë kam thënë shumë herë – për mua, Messi është më i miri i të gjitha kohërave. Nëse Messi nuk do të kishte fituar titullin e botës, do të kishte më shumë histori për ndikimin e tij në futboll. Por, për mua, asgjë nuk do të kishte ndryshuar. Mendoni për të tani njësoj si më parë, kjo është vetëm kurorëzimi i karrierës së tij mbresëlënëse”, tha menaxheri i Manchester City.
Guardiola ishte trajneri i Messit te Barcelona nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe për një dekadë të plotë ai shmangu krahasimin e lojtarëve më të mirë të lojës shumë herë.
“Unë i kuptoj njerëzit që kanë parë Pelen dhe Alfredo di Stefano dhe mendojnë ndryshe. I kuptoj edhe ata që pretendojnë se Diego Armando Maradona është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ne jemi të gjithë paksa sentimentalë”, përfundoi Guardiola.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta