Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë, zbulohen detaje të reja
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin mafioz të dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organaja 44 vjeç të cilët u qëlluan me breshëri plumbash në një lokal të Athinës.
Mediat greke shkruajnë se dyshohet se urdhri për vrasjen e tyre mund të ketë ardhur nga brenda burgut.
Duke qenë se Kreshnik Çerçizaj ka qenë i dënuan në burgun e Korydalos, dyshohet se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga një shqiptar brenda burgut me të cilin njihej.
Në informacionet e deritanishme të dhëna nga policia greke, mësohet se autori i ekzekutimit të dyfishtë ndodhet ende në Greqi.
I përfshirë në krim ka qenë edhe një tjetër person i cili mendohet të ketë qenë bashkëpunëtor i autorit pasi i ka dhënë atij informacionet mbi çdo lëvizje të bërë nga viktimat.
Pritet që policia të dalë në një përfundim nga mbikëqyrja e kamerave dhe analizimi i përgjimeve të telefonatave.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta