Eksperti: Rrugët tona nuk janë të përshtatshme për skutera, rrezik kur ka gropa
Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha deklaroi se rrugët në vendin tonë, nuk janë të përshtatshme për qarkullimin me skutera.
Në emisionin “Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, Hoxha u shpreh se në skuteri bie në një gropë, e cila është më e thellë se aksi i skuterit, mjeti përmbyset.
“Këto lloje mjetesh, që ne po i themi skuter, qarkullojnë si duan këta. Pra, këta qarkullojnë si duan, ku të duan, të vijnë ballë për ballë. Kur hyjnë këto mjete në Shqipëri, ata burra në Parlament duhet të shqetësohen dhe duhet menjëherë të reflektojnë. Këta mjete u futën u bënë prezentë, duhen futur në Kodin Rrugor, duhen disiplinuar në qarkullimin e tyre. Nuk është bërë propozim.
Këto mjete janë jashtë kontrollit, janë të rrezikshme dhe për vetë ata që qarkullojnë. Skuteri është i rrezikshëm sepse diametri i rrotës së tij është shumë i vogël. Rrugët tona nuk janë përgatitur për skuterat akoma, një gropë, nëse bie skuteri, diametri i rrotës është i vogël dhe nëse gropa është më e thellë se sa aksi i skuterit, skuteri përmbyset”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…