Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit

25 Qershor 2026 | 09:05

Garda Revolucionare, forca ushtarake elitare e Iranit, paralajmëroi anijet në Ngushticën e Hormuzit të mos përpiqen ta kalojnë atë pa lejen e tyre. Ata gjithashtu paralajmëruan se do të marrin masa kundër çdo anijeje që nuk i përmbahet rregullave.

E ardhmja e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike detare për tregtinë që Irani e ka bllokuar që nga shpërthimi i luftës më 28 shkurt, është një çështje e vështirë në bisedimet Uashington-Teheran.

Irani po shqyrton vendosjen e tarifave për tranzitin përmes kësaj pike, diçka që nuk ishte rasti para luftës, ndërsa SHBA-të e kundërshtojnë këtë skenar, duke argumentuar se është një rrugë detare ndërkombëtare.

“E vetmja rrugë e autorizuar për tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit është ajo e shpallur nga Republika Islamike e Iranit. Çdo tranzit pa lejen e Iranit konsiderohet i papranueshëm dhe i rrezikshëm dhe do të merren masa të përshtatshme”, tha Garda Revolucionare.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore e ngushtë, rreth 30 kilometra e gjatë, që ndan Iranin dhe Omanin. I vetmi kalim i lejuar nga Irani është nëpërmjet një korridori që kalon përgjatë bregdetit të tij.

Memorandumi i nënshkruar nga Teherani dhe Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës parashikon kalimin e anijeve tregtare përmes Hormuzit pa tarifa vetëm për 60 ditë. Teksti shton se “Republika Islamike e Iranit do të marrë masa, brenda mundësive të saj, për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit

Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas...
09:35 | 25/06/2026

Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju

María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit. “Zemra ime, përqafimi im...
09:33 | 25/06/2026

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë...
09:32 | 25/06/2026