Ambasadori rus paralajmëron përshkallëzimin e luftës në Ukrainë
“Vizita e Volodymyr Zelensky-t në Uashington tregoi se as Shtetet e Bashkuara dhe as presidenti ukrainas nuk janë gati për paqe”- kështu u shpreh ambasadori rus në SHBA Anatoly Antonov, pas fjalimit historik në Kapitol të SHBA-së të presidentit ukrainas.
“Deklarata e administratës Biden se nuk ka asnjë synim për të filluar një konfrontim me Rusinë, janë vetëm fjalë boshe”, tha ambasadori Anatoly Antonov në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada Ruse.
“Ajo që në thelb u njoftua me duartrokitje dhe buzëqeshje sarkastike, ishte nevoja për të vazhduar luftën kundër vendit tonë, deri në një fitore të plotë ndaj nesh”- shtoi më tej Antonov.
Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane në luftimin e agresionit rus që nga fillimi i luftës dhe duke kërkuar më shumë ndihmë.
Nga ana tjetër presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se SHBA do t’i dërgojë Kievit një sistem të mbrojtjes raketore Patriot si pjesë e një pakete shtesë ndihme prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta