Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca në ngarkim të Arbër Paplekajt
Shtyhet sërish procesi gjyqësor për çështjen e 21 Prillit 2021 në ngarkim të Arbër Paplekajt.
Seanca është shtyrë në Gjykatën e Elbasanit, pasi avokatja e familjes Xhuvani kërkoi përfshirjen e familjarëve të Xhuvanit në proces. Ajo kërkoi që këta të fundit të njihen me aktet e realizuara deri tani.
Për këtë arsye, avokatja duhet që të paraqesë brenda së hënës certifikatën e trashëgimisë së familjes Xhuvani.
Ndërkohe u rrëzuan kërkesat për ndarjen e proceseve gjyqësore për palët si dhe kërkesa për gjykim të shkurtuar për protagonistët e tjerë, si nëndrejtorët e policisë.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan ndodhi katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që kishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.
Atë ditë pas një sherri verbal u përdorën edhe armë, ku u plagosën edhe 4 persona të tjerë.
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.
Lajmi në përditësim…
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë