Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca ndaj Arbër Paplekajt

19 Dhjetor 2022 | 10:48

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit ndaj Arbër Paplekajt është shtyrë për në 22 dhjetor ora 09:00.

Seanca është shtyrë pasi gjykata kërkon kohë që të shqyrtojë kërkesat e avokatëve.

Këta të fundit kërkojnë që të pandehurit të gjykohen veçmas pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë kërkohet që të shqyrtohet mundësia e gjykimit të shkurtuar për të pandehurit e tjerë me përjashtim të Arbër Paplekajt.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan ndodhi katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Atë ditë, pas një sherri verbal, u përdorën edhe armë, ku u plagosën edhe 4 persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026