Presidenti amerikan mesazh ndjekësve në Twitter pas shtrimit në spital nga COVID-19

3 Tetor 2020 | 09:54

Presidenti amerikan Donald Trump u transferua në një spital ushtarak për t’u mjekuar, pasi u diagnostikua me COVID-19.

Thuajse 17 orë pasi ai njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me coronavirus, Trump doli me ngadalë nga Shtëpia e Bardhë dhe eci drejt një helikopteri që po e priste për ta çuar në qendrën spitalore kombëtare Walter Reed, në Merilend.

Ai mbante veshur një maskë dhe këtë herë nuk u foli gazetarëve. Megjithatë, pak orë më vonë ai reagoi përmes një postimi në Twitter, ku thoshte se ishte në gjendje të mirë.

“Mendoj se po shkoj mirë. Ju faleminderit të gjithëve. Ju dua”, shkroi Trump në profilin e tij.

 


Në ditët e ardhshme presidenti i Shteteve të Bashkuara do të punojë nga një suitë speciale e spitalit, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas një burimi në dijeni të çështjes, Trump ka pak temperaturë. Ndërsa mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley tha se 74-vjeçari po trajtohet me një seri ilaçesh eksperimentale dhe se është i lodhur, por në humor të mirë.

 

Lexoni gjithashtu:

I prekur nga COVID-19, Donald Trump transportohet në spital

Infektimi i Trump me COVID-19, reagon Joe Biden

Ambasadë në Jerusalem? Rama ‘refuzon’ Trump: Shumë respekt për Izraelin, por Shqipëria do të ndjekë vijën e BE

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026