Sadio Mane me COVID, rasti i dytë në këtë javë te The Reds, shtohen të prekurit në Serinë A

3 Tetor 2020 | 12:59

Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane rezultoi pozitiv me COVID-19 duke u bërë futbollisti i dytë i infektuar brenda kësaj jave tek kampionët e Premier League.  Në deklaratën e klubit anglez thuhet se senegalezi ka shfaqur simptoma të buta dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vetëm para disa ditësh tek Liverpool ishte Toago Alcantara ai i cili u prek nga coronavirus. Futbollistët do qëndrojnë në izolim deri në kalimin e kësaj situate.

Ndërkohë që vijojnë të shtohen rastet në Serinë A. Edhe 3 futbollistë të tjerë të Genovas rezultuan pozitivë duke e çuar në 22 numrin e të prekurve te kjo skuadër në harkun e pak ditëve.

 Ndërkohë që të infektuar janë raportuar edhe tek Napoli dhe Atalanta

Shtimi i raste në kampionatin italian shihet me mjaft shqetësim nga drejtuesit e federatës dhe ata të klubeve që i tremben një ndërprerje të dytë të kampionatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026