Dy aksidente brenda pak minutash në Vlorë, 4 të plagosur
Katër persona kanë mbetur të plagosur në 2 aksidente të shënuara pasditen e së enjtes në Vlorë, brenda pak minutave.
Policia lokale tha se aksidenti i parë u shënua në rrugën “Sokrat Leka”, ku shtetasi E. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. D, dhe dy pasagjerët shtetasit M. S., dhe A. H., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i dytë ndodhi në bypass, në afërsi të fshatit Qishbardhë, ku një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasin R. B., 61 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. B., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta